Quantcast
Channel: » Kronike
Viewing all 17539 articles
Browse latest View live

Video/ Me femra dhe drogë, kush është ‘bosi’ i Durrësit që u kap me ‘Toyota Yaris’ (emri)

$
0
0
durres

Një person ka rënë në pranga të policisë në Durrës, pasi shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante drogë në lokalet e natës. Bëhet fjalë për shtetasin Hektor Psatha 38 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa i janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• një automjet tip Toyota Yaris;
• 2 telefona celularë.

Njoftimi i policisë

 

Durrës.

Finalizohet operacioni i koduar ”Postieri”.

Operacioni nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P.Durrës.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike “Kokainë” në lokalet e natës.

Sekuestrohen Kokainë, një automjet dhe telefona celularë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Hektor Psatha 38 vjeç , banues në Durrës.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• një automjet tip Toyota Yaris;
• 2 telefona celularë.

Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
” Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.


Sulmi me blind/ Si u justifikua Bekteshi në gjyq: Mund të mos isha gjallë, ja çfarë ndodhi në Elbasan

$
0
0
Enea-Bekteshi
Gjykata ka lene ne “arrest me burg”, Enea Bekteshin, nje nga te arrestuarit per perplasjen me policine ne Elbasan. Trupi gjykues ka cmuar se ai duhet te rrije ne burg nderkohe qe vijojne hetimet. Para kesaj, i arrestuari në Elbasan për përplasjen e makinës së policisë me një “Audi” të blinduar, ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues.
Enea-Bekteshi
“Kam qene unë shoferi i “Audit A8”, por nuk kisha qellim qe godisja mjetin e policise…”- ka thene ai.
Bekteshi ka pranuar se eshte perdorues droge dhe ka thene se lenda narkotike qe u gjet ne makine eshte ajo qe e perdorte.
Ai ka treguar me tej se u tremb nga te shtenat me arme, ndaj nuk ndaloi, nderkohe qe ka thene se makinat e policise ishin pa shenja dalluese dhe policet ishin pa uniforma.
‘Isha nën efektin e alkolit dhe kanabisit. Dëgjova të shtëna kur isha në makinë, i pashë nga xhami dhe doja te hyja ne treg. Nuk e kuptova që ajo që godita ishte makinë e policisë. U tremba nga të shtënat, doja vetëm të largohesha. Për pak gjë edhe mund të mos isha gjallë”,  ka thene ai, raporton “News 24”.
Por kunder deshmise se tij ka dale prokuroria, e cila pretendon se “shenjat e Bekteshit jane gjetur në xhamin e pasagjerit të Audit”.
***
Enea Bekteshi, i arrestuar pasditen e së mërkurës në Cërrik, dyshohet të jetë personi që dyshohet se drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, në incidentin e 18 shtatorit. Bekteshi u arrestua gjatë një operacioni të Forcave Operacionale në banesën e kunatit të tij, Aleks Pupuleku, në Cërrik.
Pasi është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ai është marrë në pyetje paraprakisht nga oficerët e Policisë Gjyqësore, por ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen. Bekteshi ka thënë se do flasë vetëm në prezencën e avokatit.
Por edhe të enjten, gjatë pyetjes nga prokurori, në prezencën e avokatit të tij, 31-vjeçari nuk ka dëshmuar asgjë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se do flasë në një moment të dytë.
IDENTIFIKIMI
Enea Bekteshi dyshohet se është personi që drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan. Provat që Policia analizoi për identifikimin e autorit kanë qenë disa gjurmë gishtash në timonin e makinës së sulmit, një shishe me ujë dhe një puro e fikur.
Ndonëse dy prej provave janë ende në proces analizimi, gjurmët e gishtave kanë qenë ato që identifikuan Enea Bekteshin si autor të dyshuar të sulmit te tregu agroushqimor. Burimet thanë se deri tani janë ekzaminuar vetëm gjurmët e gishtave, të cilat përputhen me ato të 31- vjeçarit Bekteshi.
Ndërsa pritet edhe ekzaminimi i ADN-së në shishen e ujit dhe në puron që u gjet në makinë. Pavarësisht se dëshmitarët nuk kanë arritur ta fiksojnë personin që drejtonte makinën e blinduar që goditi mjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, tashmë provat shkencore e bëjnë atë përgjegjës direkt të këtij sulmi. “Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Aksidentohet për vdekje shqiptari 34-vjeçar në Itali

$
0
0
aksidenti-itali-1

Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili në Fondi, ishte duke udhëtuar me një skuter përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”, ku është përplasur me një kamion.

aksidenti-itali-1

Përplasja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë menjëherë.

Dinamika e ngjarjes po rindërtohet nga policia në Fondi të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit. Emri i shqiptarit nuk dihet.

auto_timthumb1507403293

‘Benz’-i del nga rruga, dy të vdekur dhe dy të plagosur në Kukës (emrat)

$
0
0
Foto ilsutruese

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe dy të plagosur është shënuar sot në Kukës. Fatmirësisht, i mituri i përfshirë në aksident nuk ka lëndime serioze. Blutë bëjnë me dije se si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”. Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç.

Ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Mustafa Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç.

aksident-3

Informacion paraprak.

Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.

Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pamjet tronditëse, kur familjarët identifikojnë viktimat në Lezhë (video)

$
0
0
lezhë-2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Torovicë të Lezhës, ku 3 persona kanë humbur jetën teksa udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV dhe një masiv shkëmbor ra mbi makinë duke e copëtuar gjysmën e tij. Panorama meson se viktimat quhen Edmond, Valentin dhe Aida Zefi, nusja e Edmondit e cila ishte shtatzënë.

Disa prej familjarëve që ndodhen në vendin e ngjarjes shpërthejnë në lot e të bërtitura.

Në pamje duket një burrë në moshë teksa qëllon kokën dhe qan, ndërsa policët dhe njerëzit e tjerë e tërheqin për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shtetit dhe SHÇBA aksion në Luginën e Vjosës. Ministri Xhafaj tregon detajet

$
0
0
Policia_4

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka lajmëruar për një aksion që po ndodh në luginën e Vjosës për çdo ndërtim të paligjshëm e krim mjedisor.

Fatmir-Xhafaj

Një postimi në rrjetin social “Twittër” ministri Xhafa shkruan se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat së bashku me Policinë e Shtetit nuk do të tolerojnë asnjë.

Postimi i plotë:

SHÇBA e Hetimi Pol. Shtetit në luginën e Vjosës. Tolerancë 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor. Flm medias e shoqërisë civile”- shkruan Fatmir Xhafaj.

xhafa

E rëndë/ Me krevatin e spitalit por pa ambulancë, ja si transportohet i sëmuri në Durrës

$
0
0
THNB

Një qytetar ka nisur një video në JOQ pamjet e të cilës janë të tmerrshme për t’u parë.

THNB

Pamjet e kësaj videoje tregojnë sesi një i sëmurë në spitalin e Durrësit transportohet në mes të rrugës pa ambulancë, por me krevatin e spitalit.

E gjitha kjo sepse spitali publik nuk ofron shërbime që pacientit i duheshin, por duhet të drejtohej tek spitali privat.

Qytetari ka shkruar:

Përshëndetje JOQ. Shikoni çfarë bëhet në spitalin e Durrësit. Shërbimet si grafia nuk ofrohen me pretendimin se nuk punon paisja dhe detyrohet pacienti me krevatin e spitalit, me ndihmën e miqve të kalojë rrugën dhe trotuarin për t’iu drejtuar klinikave private për të bërë grafinë për këmbën e thyer.

Përplasja në Elbasan/ Përgjimet që nuk u autorizuan kurrë për Bekteshin

$
0
0
enea bekteshi

Emri i Enea Bekteshit, si një nga personat që ishte brenda makinës së blinduar “Audi” e cila goditi atë të Policisë më 18 shtator, figuron në shkresën që Prokuroria i kërkonte Policisë ta vinte në përgjim si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale në qytetin e Elbasanit.

enea bekteshi

Ka dyshime se ai mund të jetë i përfshirë në sulmin me antitank ndaj lokalit të familjes Çapja disa kohë më parë dhe që është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë. Bekteshi dyshohet se ka qenë i përfshirë, si në vjedhjen e mjetit “BMW” në Durrës, me të cilin u krye sulmi, ashtu edhe në disa ngjarje të tjera kriminale. Ai automjet u gjet i djegur pranë Spitalit Psikiatrik “Sadik Diçi”, 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Megjithatë, ende nuk ka një akuzë zyrtare ndaj tij për këtë ngjarje dhe se përgjimet telefonike të kërkuara nuk u kryen asnjëherë.

DESHMIA

Enea Bekteshi, 32- vjeçari i arrestuar si drejtuesi i “Audit” të blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, tha dje në Gjykatë se uniformat blu tentuan ta vrisnin gjatë incidentit.

Bekteshi, që u arrestua nga Policia në Cërrik më 4 tetor, dy javë pas incidentit, pranoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda se ishte ai drejtuesi i “Audit” të blinduar, nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Përkundër akuzave që hodhi nga kafazi i hekurt në sallën e gjyqit, trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe kunatin e tij, Aleks Pupulekun, i cili e strehoi në shtëpinë e tij në Cërrik.

Pupuleku akuzohet tashmë nga Krimet e Rënda për “përkrahje të autorit të krimit”. Në seancën e së shtunës, Bekteshi pranoi se kishte marrë pa leje automjetin nën pronësi të Petrit Çelës. Ai tha se nuk i njohu efektivët e Policisë dhe u tremb nga të shtënat e tyre. Sipas tij, nga të shtënat mund të kishte humbur edhe jetën nëse mjeti nuk do të kish qenë i blinduar, duke akuzuar uniformat blu për tentativë vrasjeje.

DËSHMIA NË GJYQ

“Unë isha drejtuesi i automjetit ‘Audi’, të cilin ia kisha marrë pa leje pronarit të saj, Petrit Çelës. Nuk kam pasur kurrë si qëllim të godisja Policinë. Kam dashur vetëm të hyj në mjediset e tregut, por makina e Policisë ishte pa fenelina dhe pa targa.

Tentova të shmangesha dhe u përplasa me të aksidentalisht. Kam qenë i dehur dhe prej vitesh jam përdorues i lëndëve narkotike. Pasi u përplasa me “Fordin” e Policisë, u tremba dhe tentova të hyja në treg, por më qëlluan. Policia mund të më kishte vrarë dhe sot s’do të isha gjallë. Shpëtova nga mjeti i blinduar. Do të kisha ndaluar po të më jepte ndonjë shenjë Policia. Nuk kam pasur synim të vrisja ndonjë polic.

As nuk më ka shkuar në mendje kjo gjë”. Kjo ka qenë dëshmia e 32-vjeçarit Bektheshi para trupit gjykues ditën e djeshme në seancën për masën e sigurisë. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj. Ai tha se klienti i tij nuk mund të akuzohet për “tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të Policisë, pasi efektivët ishin pa uniforma dhe kanë qëlluar ndaj tij pa asnjë paralajmërim katër herë. Ai shtoi se përplasja me makinën e Gjergji Oshafit ka qenë krejt aksidentale dhe ai ka tentuar të largohet pasi ka pasur frikë mos arrestohej për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

SHENJAT E GISHTAVE

Prokuroria ka analizuar me imtësi automjetin tip “Audi” të blinduar që goditi mjetin e zv.drejtorit të Elbasanit, Gjergji Oshafit. Në automjet nuk janë gjetur shenja të gishtave të Bekteshit në timon, apo në pjesën ku qëndron drejtuesi i mjetit. Shenjat e gishtave të Bekteshit janë gjetur vetëm në derën e pasagjerit, duke krijuar në njëfarë mënyrë një konfuzion lidhur me ngjarjen.

Sipas prokurorit të çështjes, Enea Bekteshi, Suel Çela (djali i biznesmenit Petrit Çela), Klemend Xhaferri dhe Ledio Zabeli, para se të ndodhte incidenti kanë qenë në Rinas, duke përcjellë të afërmit e Çelës për në aeroport. Incidenti ka ndodhur në kthim, ku fillimisht është ndaluar mjeti tip “Range Rover”, që drejtohej nga Xhaferri dhe në të ndodhej si pasagjer Ledio Zabeli, ky i fundit i lënë në burg nga Apeli i Krimeve të Rënda.

NGJARJA

Sipas Prokurorisë, ngjarja e 18 shtatorit ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen “Syrja Dylgjeri’, para tregut agroushqimor. Gjergji Oshafi, fillimisht ka ndaluar mjetin tip “Range Rover” ku ndodheshin Zabeli me Xhaferrin, të cilët nuk ndaluan në shenjën e parë të dhënë nga Policia. Zabeli dhe Xhaferri kundërshtuan forcat e rendit, teksa u kërkohej që të dorë- zonin një radio policie që dyshohej se ata mbanin në mjet.

Në momentin që u ra dakord për shoqërimin e Zabelit dhe Xhaferrit është shfaqur mjeti tip “Audi”. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së tregut agro-ushqimor shquhet mjeti tip “Audi” që tenton të kalojë pas mjetit të Policisë, dhe ky i fundit që i pret rrugën me indietro. Aty ndodh edhe kontakti dhe të shtënat me armë, që u pasuan me largimin e “Audit” drejt tregut dhe me mbylljen e derës.


FOTO/ Kush është ish-sportisti shkodran që përndiqte ish-të dashurën

$
0
0
Neritan-Pipa-1-349x350

Policia e Tiranës arrestoi 39-vjeçarin Neritan Pipa i cili akuzohet se ka përndjekur dhe dhunuar për 3 orë ish-të dashurën, të cilën e ka mbajtur peng në një banesë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Blutë thanë se ai është një emër i njohur për policinë pasi rezulton i dënuar në Itali. Pas një kërkimi në internet, rezulton se ai është një ish-sportist i Shkodrës që karrierën e vijoi edhe në Itali me skuadrën e San Giovannit.

Neritan-Pipa-1-349x350

Sipas mediave italiane i riu është arrestuar në vitin 2003 për vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ai është arrestuar më 19 tetor të vitit 2003 me urdhër të prokurorit Giacomo Gasperini kur ishte 25 vjeç për një ngjarje të ndodhur mes natës së 5 dhe 6 tetorit në rrugën Mbretëresha Elena në Rimini ku u sulmuan dy të rinj, njëri prej të cilëve vdiq disa ditë më vonë. Ai nuk jetonte në San Marino, por vinte vetëm për t’u stërvitur me ekipin e San Giovannit, skuadër tek e cila ishte anëtar.

Pipa mediat italiane

Drejtuesit e ekipit flisnin në atë kohë për shqiptarin si një tip i heshtur, pak i shprehur edhe për shkak të mungesës së njohjes së mirë të gjuhës italiane, por në thelb korrekt.
Pas krimit të 5 tetorit Pipa luajti me San Giovannin në ndeshjen e 8 tetorit dhe më pas u zhduk. Nuk shkoi më në stërvitje dhe nuk u bë më i gjallë. Ekipi ishte gati të merrte masa disiplinore dhe të kërkonte një sulmues tjetër.

ipa_neritan

Neritani kishte pasur probleme edhe me punëdhënësin dhe kohët e fundit nuk gjendej më në banesën e tij në Rimini deri sa u arrestuar mëngjesin e së dielës së 19 tetorit 2003.

Ai u dënua nga shkalla e parë dhe e dytë por gjykata e Lartë anuloi dënimin e futbollistit shqiptar, të akuzuar për vrasje me dashje të një 27 vjeçari peruan, Efrain Fernando Carrillo Moscoso, i therur në një stacion autobusi në zonën begdetare natën e 5 tetorit 2003.

Gjykata Supreme vendosi të kishte një gjykim të ri për atë në Gjykatën e Apelit të Bolonjës. Ndërkohë që shqiptari u zhduk.

Pipa media italiane 3

Histori e dhimbshme e familjes shqiptare në SHBA. Gruaja e sëmurë, burri rrezikon të deportohet

$
0
0
familja-e1507450965181-1024x482

Një burrë shqiptar, i cili jeton në Michigan mund të detyrohet që ta lerë vetëm bashkëshorten e sëmurë sëbashku me fëmijët, sepse qeveria po e deporton.

Flora Rranxburgaj vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe sëfundmi pësoi edhe një goditje në tru. Ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe ka një bashkëshort të përkushtuar që i ka qëndruar asaj gjatë gjithë kohës pranë.

“Punoj dhe përpiqem që të kujdesem për familjen time. Gruaja ime është shumë e sëmurë”, rrëfeu Ded Rranxburgaj për mediat amerikane, ku histori e tyre është bërë publike si një thirrje e dëshpëruar për të mos e kthyer burrin në Shqipëri.

Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve bën dy punë për të mbështetur familjen dhe për të paguar për mjekimin e bashkëshortes. Ai dhe dy djemtë, një prej të cilëve është në kolegj ndërsa tjetri është 14 – vjeç, e ndihmojnë Florën për gjithçka.

Megjithatë, Ded ishte së fundmi në një takim në Zyrën e Emigracionit, ku dhe mori lajmin e hidhur.

“Ata i thanë që duhet të largohet brenda 3 muajve”, tha Eric, djali 14 – vjeçar i çiftit.

Zyrtarë të Emigracionit thonë se Flora Rranxburgaj lejohet të qëndrojë në SHBA pasi është shumë e sëmurë për të udhëtuar, por Ded Rranxburgaj është urdhëruar që të largohet në Janar.

Nga ai po pretendohet që të lerë gruan të vdesë këtu e vetme dhe djalin e tij 14 – vjeçar që ka nënshtetësi amerikane, ka lindur dhe është rritur këtu. Kjo është e papranueshme”, deklaroi për mediat avokati i familjes, George Mann.

Çifti thotë se shkuan në SHBA pasi u arratisën nga qeveria komuniste në Shqipëri, që nuk i lejonte të praktikonin fenë katolike. Ata kërkuan azil.

Por pas rënies së komunizmit dhe përmirësimit të kushteve në Shqipëri, atyre iu refuzua kjo kërkesë. Megjithatë atyre iu lejua të qëndronin në Amerikë për arsye humanitare, për shkak të sklerozës së shumëfishtë nga e cila vuan Flora.

Vetëm qaj, qaj dhe qaj”, tha e dëshpëruar gruaja. “Jam vetëm unë, fëmijët dhe bashkëshorti. Ai është kujdesur për mua prej shumë vitesh. Është një bashkëshort i mirë, një baba i mirë”.

Avokati i familjes thotë se zyrtarët mund të ndryshojnë qëndrim dhe ta lejojnë Ded Rranxburgaj që të qëndrojë. Ai shpreson që njerëzit të preken nga historia e familjes shqiptare dhe të ngrenë zërin tek senatorët dhe përfaqësuesit e tyre.

“Është shumë frustruese, sepse nuk e di se çfarë do të bëja nëse babai im nuk do të ishte më këtu me ne”, u shpreh Eric për mediat.

Familja thotë se po lutet për ndihmë dhe po shpreson për mëshirë.

Ajo s’i gjeti syzet, burri godet gruan me atlete në kokë. Dëshmia në gjyq

$
0
0
dhune-fizike-640x480

Është dënuar me dy muaj shërbim prove shtetasi me inicialet F.G, i cili ka përfunduar në dyert e gjykatës për dhunë në familje. Ka qenë bashkëshortja e tij e cila e ka denoncuar në Polici për ngjarjen e ndodhur në datën 30.05.2017, ku në vendimin e gjykatës thuhet se debati mes tyre ka nisur për syzet e më pas për qesen e plehrave, e ka përfunduar me hedhje atletesh në kokë.

dhune-fizike-640x480

“Kur kanë qene ne banese duke pire kafe, ne nje moment shtetasi F.G e ka pyetur bashkeshorten se ku ishin syzet e tij dhe ajo i eshte pergjigjur “pse une do t’i gjej syzet ty”. Pas kesaj ai i ka pare qesen e plehrave prane deres kryesore ne korridor dhe i ka thene bashkeshortes se pse e kishte lene aty. Me pas kane filluar debatet. Ne debat e siper ai ka kapur nje atlete dhe e ka qelluar bashkeshorten e tij, por ajo eshte shmangur dhe nuk eshte goditur. Më pas ai ka marrë atleten tjeter dhe e ka qelluar ne koke”, thuhet në vendimin e gjykatës, raporton “Panorama”.

Ndodhur ne keto kushte gruaja eshte paraqitur prane Komisariatit te Policise nr.1, Tirane ku ka bere kallezim perpara oficereve te policise gjyqesore.
Ne seance gjyqesore i pandehuri e pranoi plotesisht akuzen dhe fajesine, si dhe tregoi pendim te thelle per vepren e kryer prej tij. Ai deklaroi se eshte nje familjar shume i rregullt. Bashkeshortja e tij ka probleme shendetesore dhe shpesh here behet nevrike, por tani marredheniet i kane te normalizuara, raporton “Panorama”.

PANORAMA

Kosovari denoncon te Berisha: Më sulmuan në Milot, policia s’bëri asgjë

$
0
0
22228382_880552588772316_7526705995832511200_n

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se bandat po bejne ligjin ne Rrugen e Kombit dhe se Policia i ndihmon. Ja mesazhi i qytetarit dixhital qe ka publikuar:

Statusi i Berishës:

Bandat bejne ligjin ne Rrugen e Kombit!
Policia e ndihmon me sehir!

22228382_880552588772316_7526705995832511200_n

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershëndetje,shokë,miq e jarana, parmbrame me mjetin tim transportus isha duke u kthyer nga durresi drejt per ne kosove, dhe papritmas një grup prej 3,4 personave me sulmuan me gurë,por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetem deme materiale, rasti me ka ndodhur ne Milot siper ures, njo dy kilometra vazhdova dhe takova nje postbllok policor i tregova ngjarjen qe me kishte ndodhur po hasa ne vesh te shurdher,andaj bashkqytetar ju lutem nese mundeni ju lutem qe tju shmangeni udhtimet gjatë nates.”

“Shqipëria, e rrezikuar” ekspertët kibernetikë thirrje për rritje të sigurisë

$
0
0
siguria-kibernetike

Sulmet kibernetike shpesh herë nuk i kanë ndalur dot as institucionet shtetërore. Pak kohë më parë hakerat bllokuan për dy ditë faqen e Policisë së Shtetit, ndërsa ofrimi i shërbimeve online për qytetarët ka rritur rrezikun e aksesit në informacionet e klasifikuara, apo ato që lidhen me sigurinë kombëtare.

siguria-kibernetike

Koloneli Walter Unger, ish-drejtor i mbrojtjes kibernetike në Ushtrinë Austriake, i cili ishte i ftuar në Tiranë në një forum me aktorë të institucioneve ligjzbatuese, thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në forcimin e politikave dhe elementëve të sigurisë.

“Kriminelët që fshihen prapa kompjuterëve nuk duan t’ia dinë kush është viktima. Mjafton të kenë përftitime monetare aqo të arrijnë qëllimin e tyre dashakeq, ndaj edhe Shqipëria është e rrezikuar si çdo vend tjetër”, deklaron Unger.

Sipas kolonelit austriak, Shqipëria duhet të forcojë edhe kudarin ligjor.

“Shqipëria duhet të adoptojë të gjitha praktikat ë Konventës europiane për krimin në fushën e kibernetikës. Është një sfidë që nuk duhet neglizhuar si një vend anëtar i NATO-s, por edhe që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Është i nevojshëm plotësimi i disa hallkave me elementë sigurie shtesë”, nënvizon Unger.

Ekzekutohet në atentat pronari shqiptar i lokalit të natës në Greqi

$
0
0
g1-768x513

Një shqiptar, pronar i një lokali nate në Greqi u ekzekutua në një atentat mafioz në Glyfada të Athinës. Tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptar kanë mbetur të plagosur.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 të së dielës.

Dy persona me maska të cilët qëndronin para lokalit të shqiptarit me emrin “Joy Bar”, kanë qëlluar mbi shqiptarin e moshës 37 vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët qëlluan edhe mbi një tjetër shqiptari, i cili është plagosur.

Si rezultat i plumbave rikoshetë u plagosën dy prej klientëve grekë të barit.

Menjëherë pas kësaj, atentatorët që thuhet se janë gjithashtu shtetas shqiptarë, janë larguar, ndërsa klientët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur menjëherë.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa policia po shqyrton filmimet nga kamerat e sigurisë të barit.

Flet dëshmitari i aksidentit tragjik: Tmerri që pashë me sy, menduam se ra tërmet

$
0
0
LEZHE-TOROVICE2

Ngjarjen tragjike me tri viktima e përshkruan si të tmerrshme një prej dëshmitarëve që ka parë gjithçka që ka ndodhur pasditen e së shtunës. I riu, banori i Torovicës, shprehet se goditja ka qenë aq e fortë, saqë e ka bërë të pamundur identifikimin e viktimave.

LEZHE-TOROVICE2

“Unë isha me makinën time duke udhëtuar në drejtim të fshatit Torovicë. Fuoristrada ishte duke lëvizur 300 metra para meje me një shpejtësi shumë të ulët, pasi rruga është katastrofë. Kam qenë me sy te makina kur shkëmbi ra nga mali dhe goditi fuoristradën.

Në atë moment ndalova dhe shkova për t’u dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ishte e kotë. Goditja ka qenë aq e fortë, sa e ka shkatërruar makinën bashkë me personat që ishin në të. Kur u afrova, kam parë tmerr me sy pasi viktimat kishin pësuar dëmtime të shumta, madje nuk identifikoheshin dot. Kam njoftuar policinë dhe në harkun e 40 minutave ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, tregon dëshmitari, banor i Torovicës me iniciale E.D. që nuk dëshiron të identifikohet.

Sipas banorëve të zonës, aksi rrugor Balldre-Torovicë përben rrezikshmëri për shkak të shkëputjes së gurëve nga mali.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa dëshmitarët kanë treguar se kanë menduar që ra tërmet.

Kjo problematikë sipas tyre është prezente kryesisht gjatë dimrit, kjo për shkak të lagështirës që prek gurët nga reshjet e shiut.

ELVIS HILA


“Do ju vrasim, mos flisni”, goditet banda kriminale e shqiptarëve në Itali

$
0
0
Policia e Seksionit të anti-vjedhje ka kapur një bandë shqiptare e specializuar për vjedhjeve me teknikë. Kjo bandë grabiste vila dhe apartamente në tre provinca. Në kornizat e dritareve, ata praktikonin një vrimë, duke përdorur një mjet zdrukthtarie të dobishëm për të shpuar dritaret. Pastaj përdorni vetëm një pirun për të hapur dritaren. Në tre

Paralizohet trafiku në autostradën Durrës-Tiranë (VIDEO)

$
0
0
Edhe pse sezonin e plazhit e kemi lënë pas, makinat e ardhura nga Durrësi në Tiranë sërish përballen me trafik tejet të rënduar. Të gjitha automjetet e ardhura nga Durrësi për në kryeqytet pasditen janë përballur me trafikun e rënduar në hyrje të kryeqytetit, ndërsa kanë mbetur për një kohë të gjatë në të. Në

Përgjimet e grupit të Vlorës/ “Kush e bëri këtë o vëlla?” Ja si komunikonte trafikanti me policin

$
0
0
Në hartimin e dosjes së dorëzuar në gjykatë për grupin kriminal të Vlorës, prokurorët u janë referuar përgjimeve që u janë bërë krerëve të organizatës. Sipas hetuesve, nga përgjimet rezulton se kryetar i grupit është shtetasi Taulant Haxhiraj, ndërkohë që bashkëpunëtor i tij është edhe Renato Avduli, një oficer policie që garantonte mbrojtjen e parcelave

Humb kontrollin e mjetit e përfundon në kanal, vdes shqiptari në Greqi

$
0
0
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Lajmi behet i ditur nga mediat greke, te cilat shkruajne se viktima po udhëtonte me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria kur humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Nuk raportohet identetiteti i shqiptarit, por thuhet se është rreth 50 vjeç. Ai thuhet se

VIDEO/ Tmerr natën te Kodrat e Liqenit, kush janë adoleshentët që vidhnin qytetarët

$
0
0
Ishin bere makth i qytetareve te Kodrat e Liqenit, por pas disa vjedhjeve u zbuluan dhe rane ne pranga. Policia e Tiranës ben me dije se ka arrestuar 4 adoleshente, ne kuader te operacionit te koduar “Mesnata”. Njoftimi i plote dhe pamjet nga policia  Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër
Viewing all 17539 articles
Browse latest View live