Pusetat e hapura në qytetin e Durrësit po marrin jetë njerëzish. Një person që udhëtonte me motoçikletë mbeti i vdekur pak ditë më parë, mjeti u përmbys pasi ra në gropë, kapaku i së cilës ishte vjedhur për skrap. Gjatë një vëzhgimi të bërë në disa prej rrugëve kryesore të qytetit konstatohen lehtë qindra puseta [...]