Policia e Beratit dyshon se vrasja e ish-shefit të Qarkullimit, Adriatik Mustafallari, ka lidhje me pazare të nisura jashtë vendit. Viktima 52-vjeçar, i cili merrej vitet e fundit me tregti makinash e pllakash u qëllua mesnatën e së enjtes në hyrje të qytetit, pasi kishte dalë nga një lokal në zonën e njohur si ish-Kombinati. [...]