Panajotis Markopulos dhe Anastasia Vogiatzi, këngëtarët grekë të arrestuar të shtunën pas gjetjes në automjetin e tyre të 63.5 kilogramëve marijuanë, kundërshtuan dje akuzën e trafikut të drogës. Para Gjykatës për Krimet e Rënda dy këngëtarët pretenduan se janë futur në kurth nga një tjetër bashkëkombës i tyre, i cili ua ka vënë drogën në automjet. [...]