TIRANE – Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë për “shpifje” të ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe ish-zëvendësit të tij Arben Ristani ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Beteja gjyqësore mes tyre, ku Noka dhe Ristani kërkonin dëmshpërblim nga ministri Tahiri nisi në maj të vitit të kaluar, kohë kur Tahiri ishte deputet i opozitës. [...]