Grabiten paratë e asistencës sociale në Njësinë Bashkiake Nr. 5 të Tiranës. Dy persona të armatosur dhe të maskuar, sipas Policisë, mësohet se kanë dhunuar rojën e Minibashkisë, i cili është shtruar në Spitalin Ushtarak, më pas kanë grabitur 12 milionë lekë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. [...]