Quantcast
Channel: » Kronike
Viewing all 17543 articles
Browse latest View live

EMRI/ Arrestohet shpërndarësi i drogës në Shkodër. Policia jep detaje

$
0
0
foto ilustruese

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës  pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

foto ilustruese
foto ilustruese

Policia bën me dije se shtetasi Blerim Harusha është vënë në pranga ndërsa dyshohej se trafikonte drogë, dhe gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 15 dozash kokainë.

Policia thotë se ishte në ndjekje të tij prej disa ditësh, por vetëm sot është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë.


“Për kokë të 2 fëmijëve do vij të arrestoj”, ish drejtori i Aeroportit në Kukës kallëzon prokuroren

$
0
0
agron xhafa

Ish-drejtori i Aeroportit në Kukës, Agron Xhafa ka kallëzuar në Prokurori prokuroren e qytetit verilindor, Rita Gjati dhe oficerin e Policisë Gjyqësore, Bledar Xhoxha për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

agron xhafa

Në kallëzimin e datës 14 shtator, që i është drejtuar kreut Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe që i ka shkuar për dijeni edhe Presidentit Ilir Meta, ish drejtori i Aeroportit tregon se si prokurorja dhe oficeri falsifikuan një document kur e dërguan dosjen e tij në gjykatë.

Sipas dosjes që ka shkuar në Gjykatë, prokurorja Gjati shkruan se Xhafa është pyetur për rastin për të cilin akuzohet dhe në fund nuk ka pranuar të firmosë, ndërkohë që vetë ish drejtori shprehet se ditën që duhej të pyetej, ai ishte shtruar në spital.

“…Pas kësaj në nr. tim 0694130361 jam telefonuar nga Prokurorja zj. Rita Gjati, ku në pamundësi të përgjigjes nga ana ime, telefonin e ka hapur zj. Ilirjana, të cilës i thotë, – “…për kokë të dy fëmijëve do të vij vetë në Tiranë dhe të arrestoj z. Agron Xhafa…”. Bashkëjetuesja ime i është përgjigjur se “Agroni ndodhet në spital i sëmurë dhe ju zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin..””, thuhet në kallëzimin e Xhafës.

1 2 3 4 5 6 7

Zbulohet dokumenti, “i forti” i Durrësit u armatos me firmën e Haki Çakos

$
0
0
Capture-7_0

Pak ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e dy personave në Durrës, Marjel Fierza dhe Genti Ndërjaku, të dy të armatosur me pistoleta. Në media menjëherë Marjel Fierza u etiketua si një prej anëtarëve të bandës së Lul Berishës dhe aksioni u lidh me deklaratat e forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu. Policia tha se të arrestuarit lëviznin me armë pa leje, por Lapsi.al siguroi sot lejen e pistoletës me të cilën ishte pajisur Genti Ndërjaku.

Capture-7_0

Siç duket, dokumenti është firmosur nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nga mënyra si e shiti policia aksionin, kuptohej se bëhej fjalë për persona të rrezikshëm. Nëse vërtet janë të tillë, atëherë çfarë shpjegimi ka firma e Haki Çakos mbi lejen e armës së Genti Ndërjakut? Natën e arrestimit, policia e Durrësit bëri me dije se Marjel Fierza konsiderohej si pjesë e një prej grupeve kriminale të qytetit. Policia tha gjithashtu se 30-vjeçari u ndalua pasi në makinën e tij tip Porche u gjetën dy pistoleta pa leje, njëra prej të cilave ishte e Genti Nderjakut dhe që më pas rezultoi me leje.

0ea6dd72-9123-4b19-ab68-3bfb10f81b74 (1)

I arrestuari tjetër, Mariel Fierza, person me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e grupit që drejtohej nga Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi. Emri i tij u përmend një vit më parë në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme ku flitej për bashkëpunimin mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejtonte grupin e tij në Durrës dhe në terren delegonte urdhrat te personat e tjerë si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj./Lapsi

‘Më ka përdhunuar një bandë shqiptare’, kapet gruaja në Britani pasi…

$
0
0
222

Një grua e reu ndalu në Dover ku dyshohet se ishte trafikuar në Britani për seks.

222

Ajo u tha zyrtarëve të sigurisë në Dover se ishte abuzuar seksualisht nga një bandë në Shqipëri dhe nuk kishte asnjë ide se ku ishte apo ku po shkonte, shkruan “Panorama”.

Por dy njerëz janë arrestuar sepse dyshohet se trafikonin njerëz për t’i shfrytëzuar seksualisht. Mësohet se shtetasit e arrestuar nuk janë shqiptarë, por thanë se gruaja është nga Shqipëria.

Neculai-Georgel Sirbu, 24 vjeç, fillimisht pretendoi se gruaja shqiptare ishte e dashura e tij për katër javë dhe ata po udhëtonin për në Londër duke kërkuar punë.

Megjithatë, ai më vonë tha se kishte paguar 1,000 euro për ta marrë atë në Londër.

Gjykata e Kurorës së Canterbury se si Sirbu dhe Pal Sebastian Caragata, një roje 41-vjeçar i sigurisë, kishin bërë tri udhëtime nga Belgjika në Britani të Madhe në gusht.

Të dy pranuan komplot për të kontrabanduar njerëzit në Britani të Madhe dhe u burgosën me nga tre vjet. Ata kishin mbërritur me automjete të ndara pas udhëtimit.

Më 17 gusht, Chef Sirbu u ndalua me një grua si një pasagjere dhe fillimisht ofroi një pasaportë rumune për të, me një emër të rremë.

Gjyqtari, James Osborne, dëgjoi se sapo ajo ishte ndarë nga Sirbu, ajo pretendonte të ishte shqiptare dhe ishte abuzuar seksualisht nga anëtarët e një bande shqiptare, por jo nga Sirbu dhe Caragata. Caragata u tha oficerëve se ai kishte qenë në Angli 15 vjet më parë dhe nuk mbante para.

Gjykata dëgjoi se kishte qenë në Britani të Madhe tre ditë më parë dhe iu gjet te mbante 3,800 euro në xhepat e tij. Gjykatësi tha se kishte prova përfundimtare në mbështetje të pretendimeve të trafikimit të gruas.

Foto/Me bizhuteri, telefona dhe flori, kapen pesë “gangsterë” në Durrës

$
0
0
e49649ea-aceb-4921-8501-056ec491f325

Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë goditur një tjetër rast informaliteti ditën e sotme.

e49649ea-aceb-4921-8501-056ec491f325

Në Durrës kanë finalizuar me sukses e sukses një operacion të dytë i koduar” Phones& Jewellery”, ku janë sekuestruar telefona celularë dhe bizhuteri të ndryshmem ndëssa kanë rënë në pranga pesë shtetas.

ca33bcc9-11da-4b20-940a-2f8e1fed67f0

Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast informaliteti ditën e sotme duke finalizuar me sukses operacionin e koduar” Phones & Jewellery”.

Procedohen penalisht pesë shtetas:

•Gj.M. 38 vjeç, banues në Durrës;
•E.E. 32 vjeç, banues në Durrës;
•L.Rr. 48 vjeç, banues në Durrës;
•B.G. 45 vjeç, banues në Durrës;
•E.S. 31 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të
disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin” Pranvera” shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion përkatës.

Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri( varëse dhe unaza floriri) pa dokumentacion përkatës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 90 telefona celularë të markave të ndryshme;
• 150 aksesorë telefonash celularë;
• 130 bizhuteri si:varëse, unaza dhe ora dore.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• ” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe” Fshehja e të ardhurave ” në ngarkim të shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr dhe E.S. parashikuar në nenet 178/1 dhe 180 të Kodit Penal.

• Tregtim produktesh të falsifikuara” dhe” Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit B.G. parashikuar në nenet 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

9bf3f6b1-09f6-47bd-b47d-d700fb1bf038 6e892244-d9fb-447a-b560-fe51ac9d2736 ca2b24a2-eb7d-4f05-895b-0ce5d6c7e251

Valixhja e dyshimtë që shkaktoi alarm te ambasada e SHBA ishte…bosh

$
0
0
valixhja

Ka rezultuar fals alarmi qe ngriti nje valixhe e dyshimte e harruar prane ambasades amerikane ne Tirane, ku pas shperthimit te kontrolluar, u pa se brenda saj nuk kishte asgje. Me poshte keni videon qe tregon momentin nga shperthimi i kontrolluar.

valixhja

valixhja bosh

Valixhe e dyshimtë/ Panik pranë ambasadës amerikane, evakuohen banorët dhe punonjësit e zyrave

98386cb7-db09-401d-a082-3dd d3bd1215-ae45-4260-8451-9d4 73ead4ee-903d-43cd-9f67-5d1 65709b51-4949-4789-a42a-83c

Valixhja u konstatua nga personeli i sigurise, e me pas kane njofuar edhe policine, që mberriten me urgjence.

Uniformat blu rrethuan zonën tek Rruga e Elbasanit dhe kanë evakuuar banorët dhe punonjësit e zyrave aty pranë.

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes u siguruan nga gazetari i “Panorama” Juxhin Mustafaraj.

Po bënte “surf” me parashutë, shpëtohet nga mbytja Ermal Saliasi

$
0
0
111a5ba8-c318-4169-b181-add58600a99e

Me anë të një deklarate për media bëhet e ditur se Forcat Detarë kanë shpëtuar nga mbytja në shtetasi të Gjiri i Lalzit.

b8436bec-c7fb-4821-9b26-bd7c74cfa059

Ekuipazhi i anijes “Drini” ka hyrë në det në operacion shpëtim për shtetasin Ermal Saliasin.

Saliasi po bënte surf me parashute në ujërat mes kepit të Rodonit dhe Kepit të Palit.

Pas sinjalizimit nga QBO, ekuipazhi i anije“Drini”ndërhyri për shpëtimin e shtetasit.

111a5ba8-c318-4169-b181-add58600a99e c1c3ba97-636e-4011-8d94-3d198d07b4cb

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, policia gjen drogë në banesë, por nuk mbaron me kaq…

$
0
0
droga-768x576

Një çift shqiptaresh vihen në pranga nga policia italiane pasi u kapën me drogë në banesën e tyre.

droga-768x576

Shtëpia e tyre në qendër të Ravenës ishte kthyer në një pikë qendrore për shitjen e kokainës. Policia italiane bën me dije se në shtëpinë e dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ka sekuestruar 140 gram kokainë, dy peshore “Precision”, gjurmë të substancave të paketuara dhe një shumë prej 2000 eurosh. Në pranga është 41-vjeçari dhe një 21-vjeçarja, të dy të papunë.

Por nuk mbaron me kaq, 41 vjeçari shqiptar ishte me precedent penal të mëparshëm. Ai ishte arrestuar në vitin 2000 për trafikim droge, dhe ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg, por që u arratis prej atje. Prej 10 vjetësh ai është rishfaqur me një dokument të ri identifikimi me emër tjetër, shkruan ravennaedintorni.it.

Të dhënat e dyshimta kanë bërë që specialistët e Bolonjës në ndihmë edhe të gjurmëve të gishtave të bëjnë të mundur identifikimin e saktë të shqiptarit.


HISTORIA/ Beratasi me 4 gra, 30-vjeçarja kthehet nga prindërit, gjen dashnoren e tij në banesë

$
0
0
auto_policia-berat-933x4451496690988

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Urës Vajgurore. Një 30-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur, ka shkuar te prindërit e saj në Dibër për një gëzim familjar, por kur është kthyer në banesën e bashkëjetuesit të saj ka zbuluar tradhtinë e këtij të fundit. Jo vetëm kaq, por ajo është përballur me një femër tjetër, e cila i është prezantuar si nusja e burrit që dashuronte.

auto_policia-berat-933x4451496690988

T. Rama ka mësuar se i shoqi, me të cilin jetonte prej 5 vitesh (nuk kishin bërë celebrim), gjatë kohës që ndodhej emigrant në Greqi, ishte dashuruar me një vajzë nga një fshat i Beratit, Anduela R. Mësohet se kjo ishte zgjedhja më e fundit e Reli H. Kjo për faktin se 31-vjeçari ka pasur lidhje edhe me 3 femra të tjera, ku me të dytën ka pasur edhe celebrim dhe ishin prindër të dy fëmijëve.

Pas përballjes, H. i ka kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa dhe të kthehej te prindërit e saj, pasi ai nuk ndjente më për të dhe do e lidhte jetën me Anduelën.

Tejet e tronditur, e reja me origjinë nga Dibra ka bërë denoncim në polici. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen. Pas kallëzimit, policia mori në pyetje 31-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe Anduela R. “Më datë 27.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen T.R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se bashkëjetuesi R.H., 31 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Beratit.

Historia
Pesë vite më parë, T. Rama ishte njohur me shkuesi me Reli H. dhe tani janë prindër të një djali 3 vjeç e gjysmë. Përgjatë kësaj kohe ata kanë jetuar në banesën e 31-vjeçarit, së bashku me njërin prej dy fëmijëve që ai kishte me gruan e dytë. Mësohet se me të fejuarën e parë ai ishte ndarë, pasi nëna e vajzës nuk e kishte lejuar që H. të mos e dërgonte atë në shkollë. Ndërsa me gruan e dytë, me të cilën ka dy fëmijë, është divorcuar pasi sipas tij nuk kishin përputhje karakteresh. Duket se po për të njëjtën arsye, 31-vjeçari është duke u ndarë edhe me bashkëjetuesen e tretë, 30-vjeçaren me origjinë nga Dibra. 7 muaj më parë, Reli H. kishte shkuar për të punuar në Greqi dhe pasi ishte kthyer në banesën e tij, pretendonte se i kishte kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa, pasi lidhja e tyre nuk funksiononte dhe se kishte gjetur dikë tjetër në Greqi, të cilën ai e quante “dashuri të vërtetë”.

Dëshmitë
30-vjeçarja ka treguar para uniformave blu se nuk do që të ndahet nga bashkëjetuesi i saj, për shkak se nuk do që i biri të rritet pa babain pranë. Për këtë arsye, e reja nuk u ka treguar asgjë prindërve të saj dhe se në asnjë moment nuk është larguar nga banesa e 31-vjeçarit.

Ajo ka rrëfyer më tej, se ka 5 vite që jeton me Relin, por nuk kishte bërë celebrim për shkak se ai nuk kishte mbaruar ende procedurat e divorcit të parë (të cilin e ka mbyllur vitin e shkuar). T. Rama ka shpjeguar se kishte shkuar te prindërit e saj për një gëzim familjar dhe kur ishte kthyer në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore, kishte parë se në banesë ndodhej një grua e panjohur. Pasi i ka treguar se kush ishte, ka pyetur vjehrrën se kush ishte kjo femër, ndërsa ajo i ka thënë se duhej të pushonte dhe të mos e pyeste më. Më vonë ka marrë vesh se vajza që ndodhej në banesë ishte sjellë nga Reli dhe e kishte prezantuar si gruan e tij të ardhshme.

 

Lajmin e plote e lexoni ne GSH.al

http://www.gsh.al/2017/10/06/historia-beratasi-ka-marre-4-gra-30-vjecarja-si-me-tradhtoi-burri-pas-5-vitesh-te-dashuren-e-gjeta-ne-banese-me-tha-ik-do/

‘Çmendet’ burri nga Peqini, godet me thikë 61-vjeçarin

$
0
0
thike-vrasje

Një person është shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë një 61-vjeccarë. Policia bën të ditur se është vënë në ndjekje të autorit me inicialet K.C., 41 vjeç banues në Peqin i cili për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin.

thike-vrasje

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht  për kapjen e shtetasit K.C., 41 vjeç banues në Peqin.

Ky shtetas, në Lagjen Xhami, në Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin.

Shtetasi E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

 

Shkatërrohet banda kriminale në Itali, pjesë e saj dhe disa shqiptarë

$
0
0
collage_collagenuovocarcere-1024x596

Një 21-vjeçar nga Afrika i identifikuar si  Mohammad Emran Tanha, është dënuar me burg pasi akuzohet për një sërë veprash penale si vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore. Pjesë e bandës së tij ishin dhe disa shqiptarë, shkruan imperiapost.it.

collage_collagenuovocarcere-1024x596

Brenda kësaj organizata kriminale, Mohammad Emran Tanha kishte një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi në të kaluarën ai kishte trafikuar gati 14 emigrantë në kushte shumë çnjerëzorë.

Ai është arrestuar në një stacion në Xhenova, ndërsa është përpjekur për t’i shmangur kapjes nga policia.

Organizata kriminale ku pjesë e saj ishin dhe shqiptarë ishte e ngritur në zonat e Imperia, Cuneo, Torino dhe Aosta.

Organizata drejtohej nga një afrikan i njohur si Mohammad Emran Tanha. Si fillim anëtaret e kësaj bande ishin paralajmëruar duke iu komunikuar vendimi se u ndalohej qëndrimi në zonat e lartpërmendura.

Por pas një apelimi në Gjykatë, Genoa Rishikimit prokurori i Imperia, kërkoi burgosjen e anëtarëve të kësaj bande por rezultoi se një pjesë e tyre ishin larguar për në Kroaci. Atje, ata u identifikuan dhe u arrestuan pikërisht për shkak të Urdhrit të Arrestit Evropian të kërkuar nga Autoriteti Gjyqësor Imperial.

Zbardhet e vërteta e çantës me 115 mijë euro që u gjet në Llogora (video)

$
0
0
llogara

Pak ditë më parë një çift shqiptarësh gjetën dhe dorëzuan në Polici një çantë plot me 115 mijë euro brenda. Më pas u mësua se paratë i përkisnin një çifti ukrainas, S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç.

Gazetari Enrik Mehmeti në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale jep detaje në lidhje me çiftin dhe si kishin në plan ata t’i shpenzonin këto para.

Statusi në Facebook
Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogorasë
Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd,një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete,familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogora atë ditë ”

Gruas i sekuestrohen 3 apartamente me vlerë 200 mijë euro, zbulohet me çfarë merrej në Belgjikë

$
0
0
gjykata-dhe-prokuroria-vlore-c1200x600

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 3 apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro, të regjistruara në emër të shtetases me inicialet E. R.

gjykata-dhe-prokuroria-vlore-c1200x600

 

Sipas të dhënave të prokurorisë, pas hetimeve te para, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë.

“Nga hetimet e Prokurorise se Vlores, jane krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasja E. R., nuk justifikon me burime te ligjshme financiare blerjen e pasurive te patundshme (nje apartament ne zonen e Ujit te Ftohte dhe 2 apartamente ne lagjen “Pavaresia”)”- njofton prokuroria.

Ne baze te hetimeve te deritanishme, Prokuroria e Vlores ka kerkuar caktimin e sekuestros, kerkese e cila u miratua nga Gjykata e Vlores.

Policia ‘dorëzohet’ përballë shqiptarëve në Lion, ja çfarë po ndodh atje

$
0
0
36605111542_bb47e4572f_o1

Policia franceze një ditë më parë ka ndërmarrë një aksion rreth orës 11:00 për të larguar refugjatët shqiptarë që qëndrojnë në rrugët e Lionit.

36605111542_bb47e4572f_o1

Ky grup shqiptarësh mendohet se është i vendosur që prej një viti në shesh, ku kanë ngritur dhe çadra, shkruan lyonmag.com.

Ky aksion i policisë përballë kampit të refugjatëve shqiptarë ka ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve sepse kishte krijuar problem të mëdha me higjienën në lagjen kua ata ishin vendosur.

Mësohet se të paktën 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela, të cilët kishin ngritur çadra në rrugë. Banorët vendas ishin ankuar disa herë për refugjatët shqiptarë dukë thënë se kishin “zaptuar” sheshin, ndërsa problem shqetësues ishte edhe higjiena. Nga ana e saj, një degë e Dalkia thotë se kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit.

Megjithatë, dy orë pas ndërhyrjes së policisë franceze në Lion, shqiptarët u kthyen përsëri tek çadrat e tyre të ngritura buzë rrugës. Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për të larguar refugjatët shqiptarë.

lion

Çfarë i lidh 7 holandezë me ekzekutimin e trefishtë në Tiranë? Pritet dëshmia e tyre

$
0
0
ekzekutimi

Shtatë holandezë janë thirrur për të dëshmuar në gjyqin e masakres së bulevardit ‘Zogu i Parë’ ku në Maj të 2015 u vranë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

ekzekutimi

Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Tiranë është një zinxhir hakmarrjesh që lidhet me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë në prill të 2015. Pikërisht për këtë episod do të pyeten holandezët. Durim Sulku ishte i vëllai i besnik Sulkut. Për këtë vrasje prokuroria akuzon nipat e Mentor Lufit, Kejvi dhe Markeljan Doçi.

Në seancën e kesaj të premte do jepnin deshmitë e tyre tre të pandehurit dy vëllezërit Doçi dhe italiani Salvatore Letizia. Të tre kanë preferuar t’i qëndrojnë deponimeve të dhëna gjatë hetimeve.

Markeljan dhe Kejvi Doçi pranojnë vrasjen e Besnik Sulkut kryer në Tiranë . Ata thanë se ishin nën shoqërinë e xhaxhait të tyre Mentor Lufi kur Durim Sulku dhe Salvatore Letizia i kanë sulmuar me armë.

Ata pretendojnë se këtë vrasje e kanë kryer për vetëmbrojtje. Por 2 vëllezërit nuk pranuan vrasjen e Durim Sulkut në një parkim Roterdam. Ky gjyq është ndjekur dhe nga nëna e dy vëllezërve të vrarë Besnik dhe Durim Sulkut.

Ngjarja ndodhi në 27 Maj të 2015 në afërsi të fakultetit të Shkencave të Natyrës ku Besnik Sulku dhe Salavtore Letizia morën hak për vrasjen e Durim Sulkut ende pa mbushur 40 ditë nga vdekja e tij.

Tv Klan 


Ndahet nga jeta pronari i bizneseve të njohura në Tiranë

$
0
0
kolona

Një nga pronaret e “Kolonave”, një prej fastfood-ve më të njohura në Tiranë eshtë ndarë papritur nga jeta.

burimi

Lajmin e kane postuar ne faqen e tyre edhe vete Kolonat, se bashku me foton e pronarit te ndjere Arben Burimi.

Mesohet se ai u nda nga jeta ne moshen 49-vjecare nga nje infarkt. Pas njoftimit per ndarjen nga jeta, kane vershuar ngushelliet e te njohurve dhe mesazhe prekese per humbjen e njeriut te dashur.

Image

VIDEO/ Plas sherri në urban, fatorinoja u sulet pasagjerëve: Bëni si ‘k**va, ju …

$
0
0
autobus

Na rastis çdo ditë të shohim skena nga më të ndryshmet në autobusët e kryeqytetit. Ndodh që fatorinoja të konfliktohet me pasagjerët për arsye biletash e këto mosmarrëveshje të sheshohen aty për aty, por sot ka ndodhur dicka tjeter.

autobus

Djali i cili e ka dërguar videon për JOQ.al, rrëfen se fatorinoja i linjës Institut-Uzina e Autotraktorëve sillej në mënyrë çnjerëzore me pasagjerët duke i ofenduar e duke u koniktuar me ta.

Ai përdori fjalë fyese kundrejt të gjithë atyre që udhëtonin në autobus e degjeneroi deri në atë pikë sa lloi të shante edhe moshën e tretë. Siç dëgjohet edhe në video, shumë nga pasagjerët llojnë t’i thonë të ulë zërin, por ai llon i fyen.

Arsyeja e kësaj sjellje të pajustikueshme të fatorinos sipas djalit, është se ai po shfrynte inatin me pasagjerët pasi ditën e djeshme e kishin gjobitur. Një vajzë dëgjohet duke thënë se ai nuk ka të veshur as uniformën e fatorinos, që të tjerët ta respektojnë.

Djali rrëfen për JOQ.al se: Pershendetje! Faturino…i linjes institut- uzina autotraktori i ofendon, shan njerezit ne menyren me te keqe. Na prishi dhe mengjesin sot gjith kohes duke bertitur. Ja bente kam marr gjob dje Sikur i kishim faj ne sot. Kishte marre nje gjobe a ku di une, po jane gjera qe ndodhin, gjithe shqiptaret marrim gjoba. Edhe ky tipi vinte aty ja bente ju jeni shpellare jeni te merzitshem me cmendni. E ndalonte autobuzin ku ti donte qefi dhe jashte stacioneve sikur ishte shef a ku di une. Ofendonte zonjat dhe pleqte, te gjithe. Ofendoi keq nje zonje i tha fute abonene poshte fustanit se mban dot ne dore. Mua personalisht pata 3 stacione dhe kastile vinte me levizte 10 her per te par abonene edhe ma bente lere telefonin …shtyu andej ..ca nuk thoshte. Pastaj ja bente kam njerez ne bashki ska njeri qe me pushon. Ore ca Jan keto njerez, thoshte kam vite punoj ne pun shteti dhe sdi te sillet e te repektoje njerezit… biles nje djal u zu keq me te se i shau te motren… dhe per pak sa sperfundoi me sherr… Une di qe faturinot kane rregulloren duhen te levizin me uniforme… dhe ti rrespektojne njerzit…. dhe uroj qe te pushohet sa me shpejt. Shau nje te moshuar t q*fsha ropt i tha… Dhe u thonte te gjithve beni si k*rva. Kjo është situata skandaloze e linjave urbane të vendit tonë. Persona që nuk kanë as minimumin e perceptimit të fjalës etikë për të zbatuar profesionin e tyre.

Një yll i vogël u shua! Vogëlushja nga Durrësi vdes në Itali

$
0
0
vogelushja

Nuk ka arritur dot të triumfojë ndaj betejës me sëmundjen vogëlushja nga Durrësi, Kejsi Prizreni. E vogla mbylli sytë dhe u ngjit lart në qiell, ndërsa jo vetëm familjarëve, por edhe të gjithë shqiptarëve që u munduan me mish e me shpirt duke mbledhur të holla në funksion të kurimit të saj të shtrenjtë, iu këput shpirti.

vogelushja

Një nga njerëzit e afërt të Kejsit ka bërë të ditur lajmin tragjik. 9-vjeçarja nuk ia doli. Kejsi vuante nga sdindroma “Stevens- Jonson”. Prindërit e kishin çuar për kurim të specializuar në Itali. Miq të familjes së saj, shokë të Kejsit në shkollën ku ajo mësonte, por edhe institucione të shumta shtetërore ju bashkuan fushatës për të mbledhur të ardhura për kurimin e vogëlushes.

Vëzhgonte me kamera të gjithë qytetin, si ruhej Bekteshi që sfidoi Policinë

$
0
0
Enea bekteshi
Pas incidentit të 18 shtatorit e deri ditën kur u arrestua, Enea Bekteshi, i dyshuar për goditjen e makinës së Policisë, ka monitoruar çdo lëvizje të Forcave Speciale, në mënyrë që t’u shpëtonte prangave.
Enea Bekteshi
Të paktën 4 kamera sigurie, në shërbim të 31-vjeçarit, janë zbuluar në Cërrik nga Policia e Elbasanit dhe serverët e tyre janë administruar si provë. Burime nga Policia thanë se kamerat ishin vendosur që në hyrje të qytetit e deri te pallati ku banon kunati i Bekteshit, 40-vjeçari Aleks Pupuleku, i cili po ashtu u arrestua gjatë operacionit të forcave operacionale.

Mësohet se një kamera ishte vendosur pranë konviktit të qytetit, në afërsi të një rrethrrotullimi, tjetra në afërsi të Medresesë, kamera e tretë te rrugica që të çon drejt shtëpisë së Aleks Pupulekut dhe e katërta në hyrje të pallatit ku banon ky i fundit, ku u strehua gjatë arratisë 31- vjeçari.
DËSHMIA
Enea Bekteshi, i arrestuar pasditen e së mërkurës në Cërrik, dyshohet të jetë personi që dyshohet se drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, në incidentin e 18 shtatorit. Bekteshi u arrestua gjatë një operacioni të Forcave Operacionale në banesën e kunatit të tij, Aleks Pupuleku, në Cërrik.
Pasi është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ai është marrë në pyetje paraprakisht nga oficerët e Policisë Gjyqësore, por ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen. Bekteshi ka thënë se do flasë vetëm në prezencën e avokatit.
Por edhe të enjten, gjatë pyetjes nga prokurori, në prezencën e avokatit të tij, 31-vjeçari nuk ka dëshmuar asgjë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se do flasë në një moment të dytë.
IDENTIFIKIMI
Enea Bekteshi dyshohet se është personi që drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan. Provat që Policia analizoi për identifikimin e autorit kanë qenë disa gjurmë gishtash në timonin e makinës së sulmit, një shishe me ujë dhe një puro e fikur.
Ndonëse dy prej provave janë ende në proces analizimi, gjurmët e gishtave kanë qenë ato që identifikuan Enea Bekteshin si autor të dyshuar të sulmit te tregu agroushqimor. Burimet thanë se deri tani janë ekzaminuar vetëm gjurmët e gishtave, të cilat përputhen me ato të 31- vjeçarit Bekteshi.
Ndërsa pritet edhe ekzaminimi i ADN-së në shishen e ujit dhe në puron që u gjet në makinë. Pavarësisht se dëshmitarët nuk kanë arritur ta fiksojnë personin që drejtonte makinën e blinduar që goditi mjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, tashmë provat shkencore e bëjnë atë përgjegjës direkt të këtij sulmi. “Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

“Ishte betuar se do hakmerrej për të vëllain”, mbesa e Besnik Sulkut rrëfen bisedën me dajën

$
0
0
besnik

Daja im, Besnik Sulku ishte betuar se do të marrte hak, sepse ka qenë shumë i lidhur me vëllain e tij, Durimin dhe e ka pasur pjesë të shpirtit”. Kështu deklaroi dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, mbesa e Besnik Sulkut, Sara Alliu. Ajo pohon se konfliktet me familjen Doçi kanë nisur shumë vite më parë, për shkak të xhelozisë. Gjatë intervistës, e reja tregon edhe për takimin e fundit me dajën e saj, Besnikun, që e konsideronte si babain i saj.

besnik

Dy vite më parë daja juaj, Besnik Sulku, u bë pjesë e një atentati ku ndërroi jetë edhe ai vetë. Pse ndodhi kjo ngjarje?
Kjo ndodhi prej një xhelozie të tepërt nga pala kundërshtare, pasi kanë qenë shokë që në fëmijëri. Nuk është diçka që është bërë për motivet e shumta që është përfolur deri më tani dhe që unë nuk dua t’i përmend, por mund të them që kjo ngjarje ka nisur që në fëmijëri dhe xhelozia e tepërt i ka sjellë deri në këtë pikë, saqë gjërat janë rritur me vite.

Është pohuar se Besniku vrau Mentor Lufin (Doçi) për hakmarrje. Si qëndron e vërteta?
Përsa i përket pjesës së hakmarrjes, daja im Besnik Sulku ishte betuar se do të marrte hak, sepse ka qenë shumë i lidhur me vëllain e tij, Durimin dhe e ka pasur pjesë të shpirtit. Që pas humbjes të së vëllait, ai u rëndua shumë psikologjikisht dhe ka qenë një moment që nuk ka menduar as për familjen e tij. Nuk diskutohet që nuk donte as jetën e tij.

A keni pasur dijeni për marrëdhënien që Besniku ka pasur me italianin Salvadore Letizia, për të cilin u tha se bashkëpunuan në ngjarje?
Nuk diskutohet që kemi qenë në dije të shoqërisë së tyre, pasi ata ishin shokë prej vitesh, e quante vëlla.

Si sillej Besniku përpara se të ndodhte tragjedia?
Këtë gjë ai e priste, pasi ishte shumë rëndë psikologjikisht dhe mendonte veç që të merrte gjakun e të vëllait. Ai nuk mendoi më as për ne, as për mua që më ka rritur dhe isha si vajza e tij. Sepse unë jam rritur në duart e atij dhe të Durimit, por sidomos të Besnikut. Kjo, pasi unë nuk e kam pasur babain. Nuk mendoi për më gjatë.

Përsa i përket dajës suaj, Durim, si e morët vesh vdekjen e tij?
Ne e dinim sikur kishte ndodhur një aksident dhe jo që e kishin vrarë. Siç na kanë thënë ne familjarët, pasi nuk donin të na tronditnin. Por më vonë mësuam që e kishin vrarë, kjo pasi doli edhe në media dhe u bë shumë e madhe. Por di të them se Durim Sulkun e ka vrarë Markelian Doçi dhe kjo gjë nuk diskutohet për asnjë lloj arsye.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun:
http://www.gsh.al/2017/10/07/mbesa-e-besnik-sulkut-ja-biseda-e-fundit-qe-bera-dajen-ai-nuk-mendonte-per-familjen-ishte-betuar-qe-hakmerrej-per-te-vellain/

Viewing all 17543 articles
Browse latest View live